Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Bilall Sherifi dhe zyrtarë tjerë të Nismës qëndruan për ngushëllime në familjen e Qerim Kelmendit

Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Bilall Sherifi dhe zyrtarë tjerë të Nismës qëndruan për ngushëllime në familjen e Qerim Kelmendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Jakup Krasniqi, Bilall Sherifi dhe zyrtarë tjerë të Nismës kanë qëndruar në familjen e Qerim Kelmendit në Llabjan të Pejës, i cili është vrarë disa ditë më parë. Me këtë rast, Limaj ka thënë se me bashkëpunëtorë kanë nderuar jetën dhe veprën e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të UCK-së. “Sot ishim për vizitë ngushëlluese në familjen e Qerim Kelmendit, në Llabjan të Pejës. Me bashkëpunëtorë nderuam jetën dhe veprën e Qerimit luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Qerimin!”, ka shkruar Limaj. Ditë më parë Familjen e Qerim Kelmendit e kanë vizituar dhe e kanë ngushëlluar  kryetari i PDK-së, Kadri Vesli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …