leoni

Adriatik Llalla

SPAK- u ka marrë të pandehur, Adriatik Llallën, ish Prokurorin e Përgjithshëm. të cilin aq shumë e mbronte PD-ja e Berisha

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë, një institucion i drejtësisë së re, i ka komunikuar zyrtarisht akuzën, pas rreth dy vitesh hetimesh që kishin nisur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Llalla bëhet i pari Kryeprokuror në historinë e Shqipërisë, që merret zyrtarisht nën akuzë penale për vepra të kryera gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Ish Ambasadori Amerikan Lu e kishte cilësuar Llallën si një “peshk i madh”. Sekretari i Shtetit e ka futur atë dhe familjen e tij në listën e zezë të zyrtarëve të lartë që u ndalohet hyrja në SHBA për korrupsion të niveleve të larta gjatë periudhës kur ishte në krye të Prokurorisë shqiptare. Një nga akuzat lidhet me mosdeklarimin e një shume të madhe parash që Llallës i janë kapur në Gjermani nga agjentët e kufirit. Nuk dihet ende burimi i këtyre parave dhe shuma. Adriatik Llalla është hetuar për disa akuza mes të cilave edhe për pastrimin e parave të pista dhe transaksione të shumta me prona në Tiranë e Durrës, në shuma që dukshëm tejkalonin të ardhurat e tij si zyrtar i shtetit. Një nga të rejat e hetimit mësohet se është përgjigja që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer autoriteteve shqiptare të cilët kanë kërkuar të njihen me provat që çuan në shpalljen non grata të familjes Llalla në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Gazetari britanik Vaughan Smith rrëfen për sulmin në Prekaz: Kisha fat që nuk u vrava, liria e Kosovës erdhi pas ndërhyrjes

Gazetari britanik Vaughan Smith, i njohur për pamjet e rralla që dokumentuan sulmin ndaj familjes …