Kryetari Thaçi e autorizon ministrin Bislimi për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe BE-së

Thaçi e autorizon ministrin Bislimi për nënshkrimin e dy marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe BE-së

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka autorizuar ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja e parë është për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020”, kurse e dyta për pjesëmarrje në programin e BE-së “Fiscalis 2020”. Në dy këto autorizime, ministri Bislimi autorizohet nga  Thaçi, t’i kryejë veprimet e ndërlidhura për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Këto autorizime janë bërë në përputhje me funksionin kushtetues të presidentit Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

energji

PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më shtrenjtë, barrë e papërballueshme për qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj paralajmërimeve për një rritje …