Ministria e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës dhe Komuna e Pejës nënshkruan Memorandum mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Pejës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Pejës, kanë nënshkruar në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Pejës.

Me këtë memorandum parashihen investime për realizimin e dhjetë projekteve: asfaltimi i rrugëve në qytetin e Pejës, asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut, asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut (faza e parë), asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj, ndërtimi i rrugës “Adem bajri”-Zllapek-Pejë, ndërtimi i rrugës Stankaj-Pejë (faza e dytë), asfaltimi i rrugës Baran-Kamenicë, asfaltimi i rrugës Gllaviçicë-Vragoc, asfaltimi i rrugës Dobërdol-Përroi i Gërvallës dhe ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë.

Këto projekte kanë vlerë parallogaritare prej 2 milionë e 733 mijë eurosh, ndërsa Ministria e Infrastrukturës financon shumën e tërësishme të realizimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …