leoni

Kryetari Svarqa takoi shoqatat e luftës

Me kërkesën e tyre, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, takoi sot shoqatat ferizajase të dala nga lufta e UÇK-së. Ata i paraqitën kryetarit të Komunës së Ferizajt kërkesën që fletëkonkurrimi për ndarjen e banesave, të përfshijë edhe veteranët e luftës, ashtu siç e thotë neni 29 i Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili obligon pushtetin lokal që t’u japë përparësi veteranëve për çështje strehimi.

Kryetari Svarqa u tha përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së se zyra ligjore do ta shqyrtojë kërkesën dhe, nëse ajo është në përputhje me ligjet në fuqi, do të japë një vendim me shkrim për komisionin përzgjedhës, në mënyrë që të zbatohet ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Viti 2026, vit i përkushtimit ndaj fshatrave

“Viti 2026 dhe vitet në vijim do të jenë vite të përkushtimit ndaj fshatrave, me …