Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar dorëheqje të ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka duhet të japë dorëheqje, pas deklaratave të fundit se do të bëjnë kompromis me Serbinë. Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar se deklarata e ministrit Blerim Reka për t’ia mundësuar Serbisë qasjen në detin Adriatik nëpërmjet autostradës së Kosovës është realizim i kamotshëm i ëndrrës së Serbisë për dalje në deti. “Një ofertë e tillë i mundëson Serbisë që të Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit. Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik” ka shkruar në mes tjerash ish kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …