Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nesër mbahet seminari i Projektit të Binjakëzimit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nesër mbahet seminari i Projektit të Binjakëzimit

 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nesër më 16 mars mbahet seminari i fillimit të Projektit të Binjakëzimit  “Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike”,  i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit të Instrumentit për Ndihmë Para –Anëtarësimit (IPA), projekt i cili do të  implementohet  nga Finlanda dhe Estonia. Në hapje të seminarit do të  jenë ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nazmi Iballi, Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamaki,  udhëheqësja e projektit të binjakëzimit  Krista Haak, përfaqësues nga agjencionet e sigurisë si dhe ekspertët e projektit të binjakëzimit. Seminari i projektit  të binjakëzimit do të fillojë nga orën 09:30.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …