Ministrja Dumoshi njofton Nataliya Apostolovën për planet dhe projektet e MKRS-së

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë. Duke falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministrja Dumoshi e njoftoi shefen Apostolova për planet e saj dhe projektet e MKRS-së. Ministrja Dumoshi shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim avancimin e fushës së kulturës, angazhimin e rinisë dhe avancimin e sportit. Ministrja e njoftoi Shefen e BE-së në Kosovë edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë Ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministrja u shpreh së shpreson edhe në përkrahjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor. Gjithashtu, Ministrja shpalosi para delegacionit planet për hartimin e dy strategjive atë për kulturë dhe tjetrën për rini, për të cilat kërkoi edhe ndihmën dhe kontributin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Ministrja Dumoshi tha se MKRS është plotësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën e BE-së në Kosovë për fushat si trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti si dhe për avancimin dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së. Ndërsa, përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova e uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës, e falënderoi për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me BE-së si dhe shfaqi interesim për projektet e MKRS-së veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, avancimin e kulturës dhe dialogun mes të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …