Kryetari Thaçi: Kurti të merr vendime që i takojnë t'i marrë e mos ta çojnë vendin në drejtim të gabuar historik

Kryetari Thaçi: Kurti të merr vendime që i takojnë t’i marrë e mos ta çojnë vendin në drejtim të gabuar historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar sërish takimin me kryetarin Hashim Thaçi. Për shkak të anulimit të këtij takimi, Thaçi ka mbajtur një konferencë për media. Ai ka thënë se spektri politik janë të obliguar ta forcojnë shtetin dhe ta rrisin mirëqenien sociale e qytetare. “Raportet me partnerët strategjik duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Mesazhi im sot është që kryeministri duhet të merr vendime të cilat i takojnë me i marrrë, dhe të mos vonohet me vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar historik, as vet liria e as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partnerin strategjik SHBA-të”, ka deklaruar Thaçi. Sipas tij, e vetmja alternativë është Kosova drejt Bashkimit Evropian. Thaçi ka theksuar se kryeministri e ka përgjegjësi të takohet tani me të, në mënyrë që mos të ndodh më vonë një takim i pavlerë në ndonjë vendimmarrje që po pritet të na vjen.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …