Albin Kurti i fton qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin në shesh, thotë se do të jetë paqësor me muzikë e fjalime

Albin Kurti: Më kryetarin e vendit, Hashim Thaçi takohem vetëm nëse ai më referohet si kryeministër

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të takohet me kryetarin Thaçi, vetëm nëse ai i referohet si kryeministër. Ai tha se ka kërkuar që të takohet para konferencës në Munih. “Unë kam kërkuar që para se të shkojë në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme”, ka thënë Kurti. Sipas tij, me Thaçin duhet të takohen vetëm si krerë institucionesh. “Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politik në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”, tha ai. Këto komente Kurti i bëri pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …