Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë anulon të gjitha aktivitetet pas masave të Qeverisë ndaj COVID-19

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja deri në një njoftim të radhës. Sipas OEAK-ut, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa ndaj Coronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars dhe marrjen e vendimeve të tjera. “Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeminstrin (12 mars 15.00)”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …