Komunitetet në Kosovë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të UNDP-së në Kosovë “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore”. Ministrja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe implementimin e suksesshëm të projektit, i cili përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore ka pasur të integruara tre komponenta, që përfshijnë, përpos trashëgimisë së paluajtshme, edhe trashëgiminë shpirtërore, si dhe komponentën e promovimit dhe edukimit. Ministrja në ceremoninë e organizuar deklaroi se MKRS-ja vlerëson lart bashkëpunimin me UNDP-në, në veçanti procesin e konsultimeve në përzgjedhjen e aseteve të trashëgimisë kulturore, ku përzgjedhja ka përfshirë brenda vetes kategori të ndryshme të trashëgimisë së paluajtshme, si: ura, kinema, muze, shkolla, kisha, e varreza. Ministrja Dumoshi theksoi edhe rëndësinë e projekteve që janë zbatuar i kanë kontribuar diversitetit dhe përfshirjes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës. Në fund Ministrja Dumoshi u zotua që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e gatshme që në të ardhmen të ofrojë bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …