Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj takon përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla dhe Islam Krasniqi

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj takon përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla dhe Islam Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me deputetët Ali Berisha, Albena Reshitaj dhe Arbër Tolaj kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla dhe Islam Krasniqi. Temë diskutimi me përfaqësuesit sindikalë, ka qenë mos-implementimi i Ligjit për Paga, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në kohën e Qeverisë Haradinaj. Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për gjendjen e fundit të shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit dhe masat e ndërmarra për të evituar përhapjen edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …