OEA kërkon nga ZRRE të shtyjë liberalizimin e tregut të energjisëderi në krijimin e kushteve më të mira

Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të shtyjë liberalizimin e tregut të energjisë deri në krijimin e rrethanave të duhura për zbatim. Përmes një komunikate për media, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli i Investitorëve Evropian, theksojnë se përgjatë periudhës së kaluar dymbëdhjetë mujore nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë e cila do të lejonte zbatimin e duhur të akteve ligjore të cilat parashohin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, respektivisht furnizimin e konsumatorëve të sipër cekur komercialë me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara. Sipas njoftimit, një situatë e tillë do të rëndonte mbi një numër konsumatorësh komercialë të sektorit prodhimit dhe rrjedhimisht do të ishte në kundërshtim me përpjekjet për fuqizimin e industrisë prodhuese të Kosovës. Ata thonë se zbatimi i këtij vendimi do të përkeqësonte edhe ofertën e Kosovës për investitorët e jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …