Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Marrëveshja Thaçi-Vuçiq, pret vetëm momentin e favorshëm për t’u shpallur dhe për t’u realizuar

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, Sadik Halitjaha, përmes një shkrimi ka thënë se marrëveshja në mes kryetarit të Kosovës dhe atij të Serbisë është e gatshme dhe vetëm pritet koha e përshtatshme për tu realizuar. “Marrëveshja Thaçi-Vuçiq veç ka mbetur me u proklamuar e prezantuar sikur tani po nënshkruhet?!!! Vetëm pritet momenti i favorshëm për t’u shpallur dhe për t’u realizuar. Mendoj deri sa kryen zgjedhjet në Serbi ku pritet të fuqizohet më shumë Vuçiq. Po ashtu në Kosovë deri sa Hashim Thaqi është President, Trump mendon ta mbyll si rezultat të tij para se të përfundojnë zgjedhjet në SHBA. Disa nga miqtë amerikan thonë të shtyhet procesi, çë të fitoj Baiden ma shumë bënë për Kosovën. Mendoj të gjithë akteret tjerë s’munden të ja ndërrojnë rrjedhën. Kjo bëhet merr ose le dhe tëra në paketë. Gjithmonë në kurriz tonin me i vogli po shumë po i bije me duru”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …