leoni

Rozeta Hajdari

Ministrja Rozeta Hajdari duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, nxjerr tri urdhëresa

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Në funksion të trajtimit të ankesave të qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, ministrja  Hajdari ka nxjerr tri urdhëresa. Urdhëresa e parë ka të bëjë me menaxhimin e çmimeve, e dyta për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, dhe urdhëresa e tretë ka të bëjë me zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …