Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pret në takim sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pret në takim sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Gjatë këtij takimi miqësor, ministri Vitia e njoftoi ambasadoren lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga Koronavirusi Covid – 19, thuhet në njoftim. Ai, po ashtu, e ka informuar ambasadoren franceze se një sfidë në vete kanë qenë edhe rezervat të cilat  janë gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, situatë kjo që ka imponuar një intervenim të menjëhershëm për të kërkuar asistencë edhe nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës rreth Covid-19. Në anën tjetër, ambasadorja franceze e falënderoi Ministrin Vitia për të gjitha këto informata që, sipas saj, kanë ndikuar që Kosova të jetë më e mbrojtur nga virusi i Covid -19.

Kontrolloni gjithashtu

Barbano takon Komandantin e JFC Napoli, theksohet bashkëpunimi EULEX–KFOR për sigurinë në Kosovë

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, …