Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur  në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett. Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadori Kosnett e përgëzoi kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me koronavirusin. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, z. Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza takon të dërguarin e BE-së, Peter Sorensen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të …