leoni

Agim Veliu: Vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së kryetarit të vendit për konsultime

Veliu reagon pas kundërshtimit të Kurtit për propozimin e Thaçit, thotë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka reaguar menjëherë pas kundërshtimit të qeverisë Kurti për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Veliu ka kundërshtuar zëvendësin e Kurtit, Haki Abazi i cili në një konferencë për media përcolli qëndrimet e kryeministrit. Ai thotë se gjendja është e rëndë në Kosovë dhe se duhet të shpallet e jashtëzakonshme. “Pikë së pari qeveria nuk ka mbajtur mbledhje që të vendos për këtë çështje, sot është mbajtur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata në Kosovë është serioze dhe se numri i të prekurve po rritet dhe se institucionet duhet të marrin masat sa më shpejtë. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …