Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, njoftohet për nivelin e gatishmërisë operacionale të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, njoftohet për nivelin e gatishmërisë operacionale të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore

Pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara në Forcën për Detyrë, sot Ministri Quni me stafin e tij dhe i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj ka vizituar Regjimentin e Tretë të Forcave Tokësore në Mitrovicë. Me këtë rast, nga ana e zëvendës komandantit të Regjimentit të Tretë, Nënkolonel Avni Kiçina, Ministri Çuni u njoftua me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore,  veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, material, teknike dhe mbështetjes logjistike të regjimentit përkatës.

Enver Dugolli emërohet zëvendës-ministër i Mbrojtjes

Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes, gjeneralbrigade në pension Enver Dugolli. Me këtë rast, Zëvendësministrit Dugolli i dëshiruan mirëseardhje Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani. Bazuar në përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zëvendësministrit Dugolli do të jetë me rëndësi të veçantë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …