Brickos

FSSHK: Sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet tëishte shqetësim shtetëror

FSSHK: Sistemit shëndetësor në Kosovë i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet të ishte shqetësim shtetëror

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, ka ngritur shqetësimin për shëndetin e mjekëve, infermierëve, pro edhe stafit përcjellës, të cilët janë të angazhuar në nivel vendi për shërimin e pacientëve më COVID-19. Ai thotë se statistikat në nivel global tregojnë për një rritje deri në 20 për qind të rasteve të infektimit të punëtorëve shëndetësorë. Sipas tij, Kosova deri në këto momente qëndron mirë, por e sheh sfidë mbrojtjen e mjekëve. Syla thotë se sindikatë kanë përcjell nga afër punën e mjekëve nëpër të gjitha pikat operues dhe se kanë vërejtur se kushtet nuk janë të mira. Sipas tij mungojnë mjetet mbrojtëse, andaj apeloi te institucionet që të marrin masa të menjëhershme për të ofruar sigur i maksimale për këtë kategori.  Syla përmend edhe një problem që sipas tij është ndoshta edhe më i madhi. Ai thotë se sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë dhe ky sipas tij duhet të përbëjë shqetësim shtetëror, pasi që konsideron se një pandemi e tillë edhe pse mund të kalojë tani, pritet të rikthehet përsëri në vjeshtë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …