Tahiri: Kurti nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar për të shpërblyer militantët

Tahiri: Kurti nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar për të shpërblyer militantët e tij

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të QKUK-së. Sipas tij, kjo është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje. “Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë Naser Ramadanin, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë. Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet. I pa këndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetës, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri”, ka shkruar ai. Tahiri tutje ka shtuar se, “për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …