Euro

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor. Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme. Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të rreth 30 palëve. Ndaj këtij ligji ka pasur ankesa edhe nga infermierët e spitaleve publike të Kosovës. Në bazë të këtij ligji mjekët specialistë do të paguheshin me pagë rreth 1200 euro në muaj, por pagat e tyre vazhdojnë të mbesin përgjysmë më pak deri sa Gjykata Kushtetuese të merr një vendim përfundimtar. Avokati i Popullit ishte ankuar pasi ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe pasi ka vlerësuar se është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …