Vehapi: U politizua lufta, u “përvetësuan” heronjtë, u bë lufta për merita, e tash po politizohet edhe fatkeqësia natyrore!

Idriz Vehapi: U politizua lufta, u “përvetësuan” heronjtë, u bë lufta për merita, e tash po politizohet edhe pandemia!

Ish-kryetari i Rahovecit, profesori universitar, Idriz Vehapi përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar për zbehjen e humanitetit në mes të njerëzve ngase gjithçka ka marrë kuptimin politikë e gruporë. Sipas tij edhe lufta çlirimtare edhe dëshmoret e atdheut janë përvetësuar nga individ dhe grupe të caktuara, madje edhe ndihmat elementare që do të duhet të ishin krejtësisht altruiste kanë marrë ngjyrë politike. “A ka mbet edhe diçka njerëzore mes nesh? Apo gjithçka politike, grupore, klanore, fisnore, e çka jo tjetër. U politizua edhe lufta për liri, u “përvetësuan” heronjtë, u bë lufta për merita përgjatë viteve të pasluftës, e tash po politizohet edhe fatkeqësia natyrore. Merreni me mend, u politizuan edhe disa kg miell dhe disa litra vaj që iu shpërndahen njerëzve në nevojë! E gjithë kjo, iu prezantua, e po u prezantohet spektatorëve si “punë e të diturve”, sepse kështu mund të zgjerojnë partitë, grupet, klanet. U politizua gjithçka! Qenia njerëzore kurrë nuk ka qenë më në rrezik nga vet njeriu!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …