Brickos

Kurti: Thaçi të mos merret me emra njerëzish e partish por për datën e zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti

Kurti: Thaçi të mos merret me emra njerëzish e partish por më datën e zgjedhje të reja që do të mbahen brenda këtij viti

Kryeministri i Kosovës është deklaruar pas takimit të sotëm me kryetarin Thaçi, ku ka thënë se me kreun e shtetit ka biseduar për situatën politike në vend. Sipas Kurtit, pas një mocioni të mosbesimit, ajo çka ngelet, është vetëm shkuarja në zgjedhje. “Vazhduam për situatën aktuale me ç’rast pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re i jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur se është i vetmi, e kjo është që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke pohuar nenin 82, pika 2 i cili thotë se pas mocionit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, kushtetuta nuk mundëson që ne të kemi qeveri pa zgjedhje të reja, presidenti u zotua që të zbatojë praktikat e mëhershme.” “Ne e theksuam që presidenti Thaçi, realisht nuk do duhej të merrej me emra njerëzish e partish por për data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti. Virusi korona mund ta shtyjë datën e zgjedhjeve. Jemi të gatshëm të takojmë dhe bisedojmë presidentin për nenin 82”, ka deklaruar ai pas këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …