Limaj

Fatmir Limaj: Qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjikë e qeverive autoritare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me vendimet që është duke marrë qeverie në largim e drejtuar nga Albin Kurti. Limaj përmes një postimi ka shkruar se qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjikë e qeverive autoritare të cilat i urrejnë procedurat ligjore, respektimin e ligjit deri te nxjerrja e vendimit. “Tani Kosova është dëshmitare e një qeverie me njerëz të tillë që për ta ligji i shkruar ka kuptim vetëm nëse është në përputhje me objektivin e tyre politik”, ka thënë Limaj. Çdo procedurë ligjore që nuk është në përputhje të interesit të tyre politik ata ose e injorojnë ose tentojnë ta interpretojnë siç u konvenon në atë moment. Të tillët krijojnë realitetin e tyre dhe atë realitet duan e punojnë t’ua imponojnë të gjithëve, sepse logjika e tyre është “ne jemi pronar të së vërtetës e së drejtës absolute”.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …