Enver Hasani

Enver Hasani: Pozicionimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është i gabuar

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se pozicionimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është i gabuar, pasi sikur Qeveria të diktonte vullnetin parlamentit atëherë forcohet pozita e presidentit. Ai thotë se pozicionimi i Kurtit rreth nenit 82.2 mund t’i shkojë atij momentalisht në favor, por jo edhe në strukturat e ardhshme. “Pse mendoj se Kurti e ka gabim pozicionimin. Sepse po të ishte ashtu që Qeveria ta diktojë vullnetin e parlamentit, dhe me u shpërbë çdoherë, ai e forcon së pari pozitën e presidentit. Sot atij mund t’i shkojë në favor, por nesër një strukture tjetër nuk i shkon kur të jetë një politikë më e butë, sepse atëherë i jep të drejtë presidentit me e shpërnda menjëherë, ka thënë Hasani. E një gjë e tillë sipas e tij e ndryshon sistemin kushtetues, duke e bërë minimumi sistem gjysmëpresidencial. olin kryesor për procesin e rregullt të formimit të ekzekutivit dhe organeve të tjera e ka presidenti, gjithnjë sipas procedurave”, ka thënë Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …