Studentët e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës faqe psikoedukuese për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19

Studentët e Departamentit të Psikologjisë në UP hapin faqe psikoedukuese për shëndetin mendor në kohën e pandemisë

Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me studentët e programit master “Psikologji Shkollore dhe Këshillim”, të dielën, në kuadër të ueb faqes së UP-së kanë lansuar faqen shendetimendor.uni-pr.edu. Faqja synon të ofrojë video psikoedukuese për shëndetin mendor dhe ruajtjen e tij gjatë pandemisë COVID-19. “Situata e fundit e krijuar me pandeminë COVID-19 dhe masat e marra si kufizimi i lëvizjes, mungesa e kontakteve sociale, ndryshimi i rutinës ditore dhe frika nga e panjohura, mund të shkaktojnë potencialisht parehati të përgjithshme, që mund të manifestohet me stres dhe ankth me intensitet të ndryshëm tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e UP-së. Kjo faqe është e konceptuar me seanca. Tutje njoftohet se projekti i realizuar i përgjigjet nevojave të shëndetit mendor publik në këtë periudhë, ku secili qytetar ndihet jashtë zonës së komfortit është shumë e rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …