leoni

Në Komunën e Malishevës deri më tash janë ndihmuar 900 familje në nevojë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, mbajti mbledhjen e tretë të cilën e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe drejtues i këtij Komiteti. Fillimisht kryetari Begaj, njoftoi të gjithë anëtarët e KKMSH-së për zhvillimet brenda javës që shkoi, ku deri më tash, në komunën e Malishevës janë prekur me koronavirues, 44 persona, kurse 7 persona janë të shëruar, po ashtu ju jam mirënjohës shumë donatorëve, si ndërkombëtar dhe atyre vendor, që brenda këtyre javëve sa Malisheva është në karantinë, është ndihmuar me mjete higjeniko-sanitare, QKMF-ja dhe materiale tjera të duhura për ta përballuar sa më lehtë pandeminë me COVID- 19. Edhe Zona Park, ka bërë dezinfektimin e Institucioneve publike dhe 10 shtëpive te të prekurve nga COVID- 19, po ashtu janë ndihmuar deri tash 900 familje me artikuj ushqimor dhe higjenik, por kërkoi që qytetarët t’i respektojnë në plotni masat që janë në fuqi nga qeveria e vendit. E nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoi më shumë përqendrim, pasi jemi komuna më e prekur nga koronaviruesi në mbarë vendin tonë, ka thënë kryetari Begaj. Edhe përfaqësuesit e pranishëm të komitetit, raportuan dhe theksuan se gjendja është nën kontroll, brenda territorit të komunës, por kërkuan bashkërendim të aktiviteteve dhe respektim të plotë të masave si dhe të mos ketë lëvizje të grupeve të mëdha njerëzish.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …