Komuna e Vitisë në gatishmëri të plot për menaxhim të situatës nga Pandemia Cov 19

Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale dhe marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covin 19. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, që edhe kryeson këtë komitet, ka kërkuar një angazhim të tërësishëm të të gjithë sektorëve, për fillim të fazës së dytë të menaxhimit të situatës. Nga java e ardhshme parashihet të fillohet sërish me pastrimin-klorifikimin e rrugëve, trotuareve e shesheve, si dhe dezinfektimin e objekteve publike. Kryetari Haliti ka kërkuar që të shqyrtohen listat e familjeve në nevojë, në mënyrë që të fillohet me fazën e dytë të shpërndarjes së pakove ushqimore dhe në këtë mënyrë, në koordinim të ngushtë me Këshillat e fshatrave, të listohen familjet që kanë nevojë për gjëra elementare ushqimore. Po ashtu, në këtë mbledhje, u diskutua edhe për planin e veprimit në tri javët e ardhshme, për çka edhe u apelua tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që të kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa sa i përket situatës në fshatin Stubëll, Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim është në kontakt të vazhdueshëm me këshillin e fshatit, por edhe me banorët, ndërkohë që raportohet se gjendja shëndetësore e të infektuarve nga ky fshat, vazhdon të jetë e mirë dhe stabile. Nga ana tjetër, drejtori i Inspektoratit në Viti Skender Ahmeti, ka theksuar së kjo drejtori ka të angazhuar nga dy inspektor me rotacion, për inspektim të gjendjes në tërë territorin e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për takimin e dytë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera …