Ragip Begaj: Malisheva po menaxhon mirë situatën e krijuar me COVID-19 dhe po shkon drejt stabilizimit

Kryetari, Ragip Begaj, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve në territorin e Komunës së Malishevës

Prej sot, pa afat të caktuar, në mbështetje të ligjit për vetëqeverisjen lokale, statutit të komunës dhe në bazë të planit të reagimit kombëtar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve në territorin e Komunës së Malishevës, përjashtuar barnatoret, barnatoret bujqësore, marketet ushqimore, mullinjtë, furrat e bukës, posta dhe telekomi, njësia e hidroregjionit, e ekoregjionit dhe KEDS-it.  Kjo masë është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës, mbajtje të higjienës, qëndrimit në shtëpi dhe daljes pa nevojë. Po ashtu luten qytetarët, që edhe nëse kanë nevojë të dalin për blerje, këtë ta bëjë vetëm një anëtar i familjes, e jo më shumë, në mënyrë që të mos krijohet tollovi në markete, pasi kjo shkakton rrezik për të gjithë. Po ashtu, sot janë duke u aplikuar edhe masa tjerë shtesë, ku obligohem për dezinfektim të shtuar në markete dhe objekte tjera, si zbatim të përpiktë të të gjitha urdhëresave, përndryshe të gjithë do të përballen me masat e parashikuara. Për zbatimin e kësaj urdhërese është obliguar Drejtoria e Inspektoratit dhe Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …