Kompania “Hajda-B” ndihmon qytetarët rahovecian

Kompania “Hajda-B”, me pronar Behar Hajda nga Rahoveci, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka dhuruar 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në Komunën e Rahovecit. Falënderim i përzemërt për bashkatdhetarin Hajda, i cili po e dëshmon përveçse shpirtin human, edhe ruajtjen e vazhdimësisë së solidaritetit e të traditës kombëtare dhe humanitare të familjes Hajda nga Rahoveci, ka thënë kryetari i k0munës së Rahovecit Smajl Latifi. Respektoj dhe vlerësoj jashtëzakonisht shumë, çdo gjest të vullnetit të mirë dhe çdo veprim human që ndodh në këtë kohë të vështirë pandemie, të cilën mund ta kalojmë vetëm me organizimin dhe punën e përbashkët. Mirënjohje dhe respekt për kontributin dhe solidaritetin tuaj, Behar Hajda! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …