leoni

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

APK u bënë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë vendin

Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë vendin. APK këtë thirrje e ka bërë pasi që, siç thotë, në situatën e krijuar në vend kundër pandemisë COVID-19, është shfaqur numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit. Agjencia Pyjore e Kosovës apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre. APK-ja bën apel veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin aktivisht situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …