21 vjet nga Beteja e Koshares dhe thyerja e kufirit Kosovë - Shqipëri

21 vjet nga Beteja e Koshares dhe thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri

Dy javë pas bombardimeve të NATO-s kundër pozicioneve serbe, në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës brena territorit ndodhej në përballje të drejtpërdrejtë kundër forcave policortedhe ushtarake të Milosheviqit, të cilat kishin filluar hakmarrjen e paralajmëruar mizore kundër popullatës civile shqiptare , Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një operacion të shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës, Me këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”,dhe më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të atij viti shënoi një fitore të fortë  për UÇK-në. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, në armatim por UÇK, ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka pasur një arsenal të jashtëzakonshëm të armatimit dhe forcave ushtarake. Pas një beteje të ashpër në tërë vijen e frontit UÇK, filloi ta zmbraps ushtrinë jugosllave nga disa pozicione strategjike.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së. Ajo ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, tre prej tyre heronj të Kosovës: Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Abaz Thaçi.  

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …