Infektologu, Valbon Krasniqi shprehet optimist se në fillim të majit vendi do t'i kthehet normalitet

Valbon Krasniqi: Të respektohen masat dhe rekomandimet pasi nuk ka ilaç efikas që e lufton këtë virus

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, thotë se në këtë klinikë janë 38 pacientë me COVID-19 dhe se gjendja shëndetësore e tyre është në përgjithësi e mirë, me përjashtim të tre prej tyre që janë në gjendje kritike. Po ashtu, ai thekson se janë edhe 5 pacientë tjerë që po asistohen me oksigjeno-terapi krahas terapisë së tyre të rregullt. Sipas tij, këto janë javët kur pritet numër më i madh i të infektuarve dhe numër në rritje të viktimave. Por, krahas lajmeve të këqija me këtë pandemi, Krasniqi potencon se ka edhe lajme të mira pra kemi mbi 30 persona që janë shëruar plotësisht, që janë liruar për në shtëpi.  Ai thotë se nga gjysma e prillit e tutje, pritet fluks më i madh i pacientëve gjithashtu u bënë thirrje që të respektohen me rigorozitet masat dhe rekomandimet, pasi që s’ka asnjë ilaç efikas që e lufton këtë infeksion, e madje edhe zbulimi i vaksinës është larg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …