leoni

MPBAP apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm e të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit në natyrë

MPBAP apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm e të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit në natyrë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka apeluar qytetarët të jenë të kujdesshëm e të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit, në prag të sezonit të verës që supozohet se ndikon në rritjen e rrezikut për shfaqjen e zjarreve. Në apelin e MPB-së thuhet se qytetarët mund të ndihmojnë për shuarjen e zjarrit nëse lajmërohen përmes: Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra: Njësinë profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192. Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194. Në fund, MPB ka kujtuar se zjarrvëniet e qëllimta por edhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …