Istref Krasniqi dhuron 100 maska për Kuvendin Komunal të Malishevës

Që pandeminë me koronavirues, apo siç njihet COVID -19, ta tejkalojmë më lehtë, donatorë të shumtë, po ndihmojnë me mjete mbrojtëse dhe higjeniko-sanitare, institucionet shëndetësore pasi personeli mjekësorë është më i rrezikuari, sepse është në përballje të drejtpërdrejt me pacientët, por kësaj radhe, Istref Krasniqi, nga Tërpeza e Poshtme, ka ndihmuar me 100 maska Kuvendin e Komunës së Malishevës. Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi dhe i shprehi mirënjohje, Istref Krasniqit, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Hajrullah Mazreku, duke thënë. ”Kjo është vlerë që tregon se shqiptarët ndër shekuj e kanë kultivuar humanizmin dhe solidaritetin, prandaj edhe sot kjo po dëshmohet, kur tërë bota, por edhe ne po përballemi me pandeminë, COVID- 19”, tha në fund Mazreku.

Duke falënderuar edhe njëherë Istref Krasniqin për këtë ndihmë që dhuroi për Kuvendin Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …