Kryetari i vendit, Hashim Thaçi nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti

Kryetari Thaçi kërkon sërish nga Kurti që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot përmes një letre drejtuar kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij. Thaçi i ka thënë Kurtit se është në pritje të përgjigjes së tij në kërkesën që ia ka përcjellë më datë 2 prill 2020 për të propozuar kandidatin/en për kryeministër dhe formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këtë letër zyrtare, Thaçi dhe një herë ia ka rikujtuar Kurtit se mandati i tij kushtetues e obligon që të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit/es të ri/re për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …