Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka apeluar qytetarët të jenë të kujdesshëm e të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit, në prag të sezonit të verës që supozohet se ndikon në rritjen e rrezikut për shfaqjen e zjarreve. Në apelin e Ministrisë thuhet se qytetarët mund të ndihmojnë për shuarjen e zjarrit nëse lajmërohen në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112, këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës. Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra: Njësinë profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192. Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194. Në fund, MPB ka kujtuar se zjarrvëniet e qëllimta por edhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të nis procesi i rinumërimit të dymbëdhjetë vendvotimeve

Rinumërimi i votave ngadalëson formimin e institucioneve në Kosovë, rrezikohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit po ngadalëson formimin …