Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive ndonëse ka rënie të ndjeshme të viktimave

Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive…

Franca ka regjistruar një rënie të ndjeshme të viktimave ku u shënuan brenda 643 viktimave, 344 më pak se dje ku 987 persona humbën jetën nga COVID-19. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive. Ai u shpreh i impresionuar se si popullata është ndërgjegjësuar dhe po e lufton duke theksuar se në këtë fundjavë me diell është shumë e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për të shpëtuar sa më shumë jetë. Ndërkohë Franca shënon 13 mijë e 832 viktima në total nga COVID-19 teksa i është bashkuar vendeve si Spanja apo Italia që shënojnë rënie në shifra. Problematike në Europë mbeten Britania dhe Zvicra me rritje të shifrave të viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …