Brickos

Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Që nga 13 marsi numri i të prekurve nga virusi COVID-19 në Kosovës ka shkuar në 283

Që nga 13 marsi i këtij vitit  kur ishin paraqitur të infektuarit e parë deri me tani, numri i të prekurve nga COVID-19 gjatë një muaji  ka vajtur në 283, ndërsa shtatë të infektuar  kanë vdekur, kryesisht pleq dhe me sëmundje kronike.

Nga ky numër 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga virusi.

Malisheva renditet e para me numrin më të madh të personave të infektuar, duke pasuar me Prishtinën, pastaj Vushtrria, Ferizaj…

Komunat të cilat nuk kanë pasur ende asnjë rast me të infektuar me coronavirus janë; Deçani, Dragashi, Kaçaniku, Istogu, Rahoveci, Shtërpca, Novobërda, Mitrovica e jugut, Juniku, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Kllokoti. Në tri komunat Shtime, Hani i Elezit dhe Kastriot  është shënuar vetëm nga një rast.

Ja si paraqitet gjendja numerikisht:

Malisheva 66 raste, Prishtinë 47, Mitrovica veriore 22, Vushtrri 21, Ferizaj 20, Gjilan 18, Kamenicë 13, Viti 12, Zveçan 11, Gjakovë 10, Prizren 7, Pejë 6, Suharekë 5, Podujevë 4, Leposaviq 4, Klinë , Fushë Kosovë 3, Zubin Potok 3, Lipjan 2, Skenderaj 2, Shtime 1, Obiliq 1, Drenas 1, Hani i Elezit1. Ndërkaq pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …