Beogradi i privon shqiptarët e Kosovës Lindore në përdorimin e simboleve

Beogradi nuk po e ndalë në asnjë moment presionin ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ndonëse Serbisë çdo ditë e më shumë po i hapen dyert e integrimit në Bashkimin Evropian, ajo nuk ka ndryshuar qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke i privuar ata edhe nga përdorimi i simboleve kombëtare. Rasti i fundit eklatant është shqiptimi i një gjobe për Nexhat Jasharin, imam në xhaminë e fshatit Geraj të Preshevës. Atij i është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh me pretekstin se ka përdorur ‘simbole të palejuara’. Është fjala për faktin që ai me 28 Nëntor 2014 në minaren e xhamisë kishte vendosur flamurin kuqezi. Gjykata konsideron se me këtë është kryer ‘vepër të jashtëligjshme’ dhe se gjoba është e pakthyeshme. Ndaj këtij rasti por edhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, Qeveria e Isa Mustafës nuk ka bërë asnjë reagim, qoftë edhe deklarativ.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: “Deputet dhe ministër njëkohësisht?”

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke …