Nënkryetari Berisha, viziton fshatrat e thella për tu njohur me problemet e tyre

Kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve, ndikojnë drejtpërdrejtë në jetesë, edhe në fshatrat e thella malore. Po ashtu edhe futja në karantinë e Komunës së Malishevës, për më shumë se një muaj, ka ndikuar shumë në jetën e secilit. Për tu njohur me hallet, problemet dhe shërbimet që ju ofrohen në zonat e thella, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka vizituar, disa prej fshatrave më të thella, që shtrihen rrëzë Bjeshkëve të Berishës. Qëllimi i kësaj vizite, ishte njoftimi i drejtpërdrejtë me kushtet dhe jetën në këto fshatra, si në Berishë, Fshat i Ri dhe Tërpezë. Gjatë takimeve të mbajtura në distancë, nënkryetari Berisha, ka biseduar për hallet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen në këtë situatë të pandemisë, si dhe për shërbimet komunale dhe shërbimet tjera që ju ofrohen. “Ne në vazhdimësi do të kujdesemi për të gjithë që kanë nevojë, jo vetëm për sigurimin e ushqimeve dhe furnizimeve tjera, por edhe për ofrimin e shërbimeve të plota, për të gjithë qytetarët dhe për këtë jemi të angazhuar 24 orë në ditë”, tha Berisha, gjatë bisedave të rastit me banorët. Banorët shprehen të kënaqur me ofrimin e shërbimeve, si me grumbullimin e mbeturinave, ashtu edhe me shërbimet e internetit dhe kabllovikut, pasi këto tani janë shërbime me rëndësi jetike. Ata po ashtu u shprehën të kënaqur edhe me kujdesin që po tregon komuna ndaj familjeve në nevojë, gjatë kësaj situate. Pavarësisht se këto fshatra janë në zona të thella, ajo që vërehej tek banorët e kësaj zone, ata në përpikëri janë duke zbatuar vendimet, rekomandimet dhe këshillat e institucioneve shëndetësore, për tu kujdesur në raport me përhapjen e COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …