Biznesi “SHUTEX” nga Prishtina, ka dhuruar 1000 maska mbrojtëse për Skenderajn

Biznesi “SHUTEX” nga Prishtina, me pronare Shukrane Krasniqi, ka dhuruar 1000 maska mbrojtëse, të cilat do t’i shpërndahen stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Policisë, zjarrfikësve si dhe punëtorëve të kompanisë “Uniteti”, të cilët edhe në këtë kohë pandemie duke rrezikuar shëndetin e tyre po punojnë pandërprerë, në shërbim të qytetarëve. Kryetari Jashari e ka falënderuar biznesin “SHUTEX” për këtë donacion mjaftë me vlerë dhe të domosdoshëm në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Bashkë, me solidaritet mes nesh do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit zyrtarisht pranoi raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)

Me kënaqësi ju njoftoj se Komuna e Rahovecit ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat …