Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 53 pacientë më Covid-19, 11 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 2 të intubuar

Në Infektivë janë të shtrirë 53 pacientë më Covid-19, 11 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 2 të intubuar

Infektologia Arjeta Zogaj-Berisha, në një konferencë për medie ka folur lidhur me gjendjen e pacientëve pozitiv me Covid-19. Ajo ka me dije se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 pacientë dhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve. Sipas saj 11 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe dy të intubuar. Ajo ka theksuar se gruaja shtatzënë nga Gjakova është në gjendje stabile dhe në parametra normale. Infektologia Zogaj-Berisha  ka theksuar se akoma nuk i kanë rezultatet e plota për të shëruarit. Ndër të tjera ajo ka theksuar nuk ka raste të reja nga stafi i Klinikës Infektive që janë pozitiv me Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …