Endrit Shala: Nisma Socialdemokrate po i pret veprimet e kryetarit të vendit konform Kushtetutës për çështjen e mandatarit

Endrit Shala: Nisma po i pret veprimet e kryetarit të vendit konform Kushtetutës për çështjen e mandatarit

Deputeti i Nismës, Endrit Shala, ka thënë se po dëmtohen raportet e ndërtuara mes SHBA-së dhe Kosovës nga deklaratat e kyeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ambasadorin Richard Grenell. Shala ka folur edhe për krijimin e qeverisë së re ku ka thënë se po presin veprimet e kryetarit të vendit konform Kushtetutës për çështjen e mandatarit. Ai ka theksuar se Isa Mustafa është kryetar i partisë së dytë më të madhe në vend dhe se nuk kanë asnjë dyshim se ai mund t’i prij qeverisë së re. Deputeti i Nismës ka deklaruar se partia e Fatimr Limajt, ende nuk ka nisur negociatat me LDK-në dhe se po sa të ketë diçka konkrete do të ulën si parti për të vendosur.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj alarmon: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti, më 5 tetor Kosova hyn në vakum institucional

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një …