Shkarkohet nga detyra Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri pasi mori pjesë në një ndeje me Nazmi Thaçin...

Shkarkohet nga detyra Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri pasi mori pjesë në një ndeje me Nazmi Thaçin…

Shkarkohet nga detyra Komandanti i njësisë speciale, Amir Gërguri pasi mori pjesë në një ndeje të dielën, në Shalë të Bajgorës, së bashku me Nazmi Thaçin, i cili është vëlla i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa zyrtarë të tjerë publikë. Në atë ndeje morën pjesë edhe Burim Buleshkaj, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë dhe Bedri Mustafa, vëllai i Rrustem Mustafës, ish-Komandantit të UÇK-së. Në vendimin e shkarkimit thuhet se Gërguri dhe pjesëmarrësit e tjerë meqë kanë ndenjur bashkë me një tavolinë kanë shkelur masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve me synim parandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …