Thaçi Kurtit

Thaçi – Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re, tash pasojnë hapat e tjerë kushtetues

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re. Ai e ka njoftuar kryetarin e Vetëvendosjes se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë letër, Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë  stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …