Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Daut Haradinaj: Vetëvendosja e akuzon dhe ofendon kryetarin Thaçi, por shumica e tyre dikur ishin krah i djathtë i tij

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se, pavarësisht se sot shumë anëtarë të Vetëvendosjes e akuzojnë dhe ofendojnë pafundësisht presidentin e Kosovës, shumica e tyre dikur ishin krah i djathtë i tij.

Ai ka treguar se kur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ishte zgjedhur Avokat i Popullit, e kishte votuar edhe ai në Kuvend, ngase votën për të e kishin kërkuar ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-ministri Hajredin Kuçi. “Unë kam qenë në opozitë kur zoti Kurti ma pat kërkuar votën që dikush i LV-së me u ba Avokat i Popullit. Votën ma kanë lypë Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi për Sami Kurteshin. Unë ia kam dhënë votën bllanko për shkak të respektit ndaj familjes së tij”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai ka thënë, po ashtu, se një pjesë e madhe e strukturave të LV-së kanë dalë nga ShIK-u dhe PDK-ja. “Një pjesë shumë e madhe e Vetëvendosjes kanë qenë SHIK. Kur kam dalë prej burgut, shumica e këtyre kanë qenë PDK, krahu i djathtë i Hashim Thaçit. Tash e shajnë. Po kadal se nuk shkon kështu. Shumica dërrmuese e strukturave të Vetëvendosjes kanë qenë në PDK. Kisha dashtë që ata me qenë patriotë deri në fund. Të bardhës të bardhë, të zezës të zezë t’i thonë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …