AKelly Craft: Pavarësisht pezullimit të tarifës, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar

Kelly Craft: Pavarësisht pezullimit të tarifës, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kelly Craft, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog. Ajo pasi ka përshëndetur masat e marra nga Kosova dhe Serbia në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka kërkuar kthimin në dialog. “Edhe pse tarifat janë pezulluar, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ajo.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit ka thënë se vendi i saj inkurajon zhvillimin e bizneseve në Kosovë e Serbi. “Duhet të rifillojë një dialog që është i ndershëm dhe i sinqertë”. Craft tha se establishmenti politik në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.  Ajo gjithashtu ka thënë se mirëpresin emërimin e Miroslav Lajçakut në rolin e tij të ri në dialog dhe shpresojnë në një koordinim mes SHBA-së e BE-së në këtë proces. Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit po ashtu ka bërë thirrje që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë pasi sipas saj ai e ka mbaruar misionin.

“Resurset e Kombeve të Bashkuara duhet të ridrejtohen diku tjetër ku ka nevojë pasi UNIMIK-u e ka përmbyllur misionin në Kosovë”, tha ndër të tjera Kelly Craft.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …